Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka komentuar deklarimet e DASh-it, se nuk ka marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka parashtruar një varg pyetjesh për ish-partnerët e koalicionit që në seancën e së mërkurës fajin për rënien e Qeverisë ai lanë ekzistimit të një marrëveshje me Serbinë.
Sipas tij, nuk është mirë që për shkak të dështimeve në qeverisje, arsyetimi të gjendet në tema nacionale.
Madje ai ka thënë se edhe në politikë duhet të ketë pak etikë.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Çdo i dyti deputet ne fjalimet e tyre për t’i arsyetuar dështimet e kësaj qeverisje deklaronte që kjo Qeveri po rrëzohet për shkak që nuk po bëhet pjesë e marrëveshjes sekrete ne mes të Presidentëve e cila do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.
Tash Ambasadorët Grenell dhe Kosnett, si dhe Mattheë Palmer që është përfaqësues i posaçëm për Ballkanin perëndimor dolën me qëndrim zyrtar që nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh.
Si e vlerësoni tash këtë vajtim te LVV-së dhe LDK-së për këtë temë?
Si i vlerësoni këto deklarime që po përdoren për ta përçarë popullin tonë?
Edhe çka duhet të bëhet më tepër për t’u bindur që nuk ka plan të tillë?
Nuk është mirë që për shkak të dështimeve në qeverisje, arsyetimin te populli me gjet ne tema nacionale.
Edhe në politikë duhet me pas pak etikë!!!