Deputeti i PDK-së: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy presidentë janë dorëhequr

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 08:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Ekonomia Online se në të kaluarën, kur ka pasur shkelje Kushtetuese ka pasur pasoja, madje edhe dorëheqje të dy presidentëve për shkelje të këtij lloji, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.

Sa i përket projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haliti ka thënë se nëse është konstatuar që ka pasur shkelje Kushtetuese atëherë duhet të ketë pasoja.

“Tani shkeljet Kushtetuese për të kaluarën po flas, pas çdo shkelje Kushtetuese të konstatuar në Gjykata ka pasur pasoja, janë dorëhequr dy presidentë për shkelje Kushtetuese. Kjo çështja e Këshillit Prokurorial, mendoj që ata duhet me pa edhe deputetët duhet me pa se si mund të konstatohet ose si është konstatuar. Unë se kam parë atë aktgjykimin, në përputhje më atë nuk mund të flas për aktgjykimin, por në qoftë se është konstatuar që ka pasur shkelje Kushtetuese atëherë duhet të ketë pasoja”, tha ai.

Të ngjashme