Deputeti i VV-së Agim Bahtiri, shkon tek zyrat e GP të LDK-së për t’i kërkuar nënshkrimet

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shkuar tek zyrat e grupit parlamentar të LDK-së, për t’i kërkuar nënshkrimet dhe emrin e kandidatit, raporton Ekonomia Online.

Ai, u pa aty derisa shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu përfundoi konferencën për media.

“Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kërkoj nënshkrimet e juaja dhe emrin e kandidatit. Unë jam në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Bahtiri.

Të ngjashme