Deri në 4 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 3500 metra.

Mbi 2 orë janë duke pritur edhe qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë dhe po ashtu 2 orë në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.

Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë.

Në pikat e tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Të ngjashme