Dëshira ime të shkoj në hënë më e afërt se “ëndrra” e Daçiqit

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 17:50 | Nga

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në një mënyrë interesante ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrrat e saja për t’u bërë kampion i turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti” ka shkruar Çitaku në Twitter.
Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të heqin njohjen e Kosovës, dhe se kjo do të zvogëlonte retorikat e destabilizimit të Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme