Dështojnë bisedimet për formimin e qeverisë në Irlandën e Veriut

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 09:20 | Nga

Partia Unioniste e Irlandës së Veriut dhe nacionalistja Sinn Féin njoftuan dështimin e diskutimeve për formimin e qeverisë së re, pas negociatave të fundit për daljen nga kriza politike prej më shumë se një viti.

“Sipas mendimit tonë, aktualisht nuk ka asnjë perspektivë që këto diskutime të çojnë në formimin e një ekzekutivi, u shpreh kryetarja e partisë unioniste demokrate, Arlene Foster, duke vënë në dukje ekzistencën e divergjencave serioze mes DUP-së dhe Sinn Féin, në mënyrë të veçantë për përdorimin e gjuhës irlandeze në provincë.

Drejtuesja e Sinn Fein në Irlandën e Veriut, Michelle O’Neill fajësoi DUP si përgjegjëse të dështimit të bisedimeve. Ne arritëm një marrëveshje me DUP por kryesia e saj refuzoi ta miratojë. Ajo u shpreh se çështjet e lëna pezull duhet të gjejnë zgjidhje, qofshin brenda një dite, një muaji apo disa muajve.

DUP dhe Sinn Fein u angazhuan që prej fundit të janarit në negociata të reja, të prezantuara si një përpjekje e shansit të fundit për të nxjerrë nga kriza politike Irlandën e Veriut, pa një qeveri që nga fillimi i 2017. Dy partitë, forcat kryesore të provincës kanë qenë në koalicion qeverisës që nga 2007.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme