Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, shkak kuorumi

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Komisionit për Buxhet ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i komisionit, Enver Haliti, tha se mbledhja mbetet e hapur për shkak të seancës plenare.

Të pranishëm ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa munguan anëtarët e partive të tjera.

Në rend dite kanë qenë të parapara 12 pika:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar.

3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-024 për lëndët plasëse, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

6.    Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, me rekomandimet e komisioneve të përhershme;

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-026 për shërbimet e pagesave, me rekomandimet e komisioneve të përhershme

8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

9.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i nga aspekti i ndikimit  financiar;

10.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-029 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar

11.    Shqyrtimi i Projektligjit  nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

12.    Të ndryshme.

Të ngjashme