Dhënia e varrezave në menaxhim të bashkësive fetare konsiderohet e paligjshme

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Draft-rregullorja për rregullimin, sigurimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në territorin e Komunës së Pejës, e cila edhe këtë javë gjendet në dëgjim publik, ka shkaktuar reagime të subjekteve opozitare, por edhe të zyrtarëve brenda institucioneve komunale të Pejës.

Janë disa pika të diskutueshme në këtë Draft-rregullore, për shkak të cilave kjo po konsiderohet edhe e kundërligjshme në përmbajtjen e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Dy prej tyre janë dhënia e shërbimeve të varrimit dhe menaxhimit të varrezave bashkësive fetare. Kurse tjetra është çmimorja e pagesës për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe shërbimeve të tjera, ofruar nga Komuna e Pejës dhe bashkësitë fetare. Çmimi që obligohen t’ia paguajnë qytetarët Komunës për vendin e varrimit në formë të taksës, sipas Draft-rregullores për një vend të varrimit është 80 euro. Vendi i varrimit me rezervim është 160 euro dhe vendi i varrimit familjar 460 euro.

Në shtojcën për shërbimet e varrimit të ofruara nga bashkësitë fetare nuk figuron asnjë çmim për hapjen, mbylljen dhe punimin e varrit, transportin e kufomës dhe materialin tjetër. Kjo rregullore ka të bëjë për varrezat e qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme