Dhjetë të ndaluar për mosrespektim të dispozitave ligjore

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit janë ndaluar dhjetë persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Më së shumti të ndaluar ka pasur në rajonin e Prizrenit ku janë shoqëruar 6 persona, dy në Vushtrri si dhe një në Deçan e një në pikën e kalimit kufitar në Kullë.

“I dyshuari mashkull kosovar, kishte kaluar ilegalisht kufirin Mali i Zi-Kosovë duke iu shmangur kontrolleve mjekësore, është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Prizren, në rrugën “Ekrem Rexha” janë ndaluar tre persona, dy në rrugën “Zahir Pajaziti” si dhe në “Dragomani” një tjetër. Që të gjithë se nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e lëvizjes.

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është raportuar se e dyshuar femër kosovare e cila duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria është takuar në lokalin e saj duke shërbyer pije disa klientëve. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Kurse në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Deçan, në rrugën “Haki Povataj” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme