Dhuna në Partizani-Flamurtari, reagon FSHF

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmi i disa tifozëve ndaj fotografit të Flamurtarit në ndeshjen e së shtunës me Partizanin solli reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që nëpërmjet një komunikate për shtyp theksoi se dënon ashpër dhunën e shfaqur.

Në komunikatën e saj Federata u bëri thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të turpshme mos të ndodhin më, shkruan TCh.

Në të njëjtën kohë qeveria e futbollit shqiptar bëri të ditur se ajo dhe zyrtarë të Flamurtarit kanë bërë padinë penale dhe kërkon që Policia dhe prokuroria të dënojë përgjegjësit e këtij sulmi.

FSHF thekson gjithashtu se do të punojë me autoritetet dhe klubet për të zgjidhur përfundimisht këtë problem që dëmton imazhin e futbollit shqiptar.

Të ngjashme