Policia në Gjakovë ka ndërhyrë mbrëmë në një rast dhune në familje, ku janë përfshirë dy vëllezër.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore pas raportimit të incidentit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, pasi që janë përfshirë në një rast dhunë në familje. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.