Digjet punëtoria në Drenas – u shkaktuan dëme në vlerë prej 120 mijë €, mbetën pa punë 16 persona

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të dielën pas mesnate punëtorinë “Mobileria Graniti” në Kizhnarek të Komunës së Drenasit e ka kapluar zjarri.

Nga ky zjarr kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona. Derisa dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave dhe materialit kap vlerën prej 120 mijë euro, shkruan Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin, në përjashtim të auto ambulancës e cila nuk ka dalë në vendin e ngjarjes ani pse është thirrur.

Gjatë shuarjes së zjarrit gjashtë të lënduarit kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF në Komoran rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës se diele. Dëshmitari i parë i cili e ka parë zjarrin ka deklaruar se ai ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike.

Si pasojë e këtij dëmi, pronari i punëtorisë Ahmet Nuhaj tha se kanë mbetur 16 persona të papunë, konkretisht katër familje.

“Punëtoria ka qenë biznes familjar prej të cilit kanë fituar bukën e gojës katër familje”.

Pronari Nuhaj kërkoi nga organet kompetente që të ndërmarrin masa kundrejt këtij dëmi, pasi zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike.

Nuhaj tha se presin donacione për t’i dalë në ndihmë familjeve që kanë qenë të varura nga punëtoria.

Të ngjashme