Digjet stalla e policit serb në Leposaviq

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Një stallë pronë e një polici serb është djegur në orët e para të së dielës.

Rasti ka ndodhur në Donje Kërnjen në Leposaviq.

“Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit.

Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private.

Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale.

Të ngjashme