Dikoviq: KFOR-i na ka paralajmëruar për mundësinë e trazirave

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 20:08 | Nga

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviq, tha se “në prag të festave të Krishtlindjeve nga KFOR-i, ai mori informacione se në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës mund të ketë cenim të sigurisë”.

“Për fat të mirë, për momentin gjithçka është e qetë dhe të qëndrueshme dhe jam i sigurt se forcat e KFOR-it kanë marrë të gjitha masat dhe se do të mbeten kështu”, ka thënë gjenerali Dikoviq.

Dikoviq bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, shkruan novosti.rs.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme