Shërbimi Korrektues i Kosovës sot mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, ku do të diplomojnë 100 kadetë.
Ceremonia do të mbahet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, duke filluar nga ora 10:00.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta të Republikës së Kosovës: Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës; Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre në detyrë e Drejtësisë; Ismail Dibrani, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës; dhe Shpend Shabani, u.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.