Po vazhdojnë punimet në projektin zgjerimi dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik nëpër rrugët e qytetit te Rahovecit .Ne kuadër të këtij projekti është bërë mirëmbajtja, riparimi dhe ndërrimin i llambave në rrugët “Xhelal Hajda-Toni”dhe “Gëzim Hamza-Piktori”.
Kurse në rrugën në të cilën është vendosur ndriçimit i ri publik është rruga “Asllan Kleqka” janë vendosur disa shtylla dhe janë bërë riparime në rrugën “Selim Berisha”, në qytetin e Rahovecit.
Ne kuadër të këtij projekti , është paraparë që të riparohet dhe të zgjerohet ndriçimi publik edhe në fshatrat: Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe.