Ekonomia Online
FUNDIT

Diskutimi në KS të OKB-së, Krasniqi: Në këto takime Kosova s`duhet të përfaqësohet në nivel ministror

Diskutimi në KS të OKB-së, Krasniqi: Në këto takime Kosova s`duhet të përfaqësohet në nivel ministror

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se diskutimi periodik për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëhet brenda Rezolutës 1244. Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e trajton Kosovën si krizë ndërkombëtare dhe si pjesë të ish-Jugosllavisë. Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këto takime Kosova nuk do […]

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se diskutimi periodik për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bëhet brenda Rezolutës 1244.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë e trajton Kosovën si krizë ndërkombëtare dhe si pjesë të ish-Jugosllavisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këto takime Kosova nuk do të duhej të kishte përfaqësim në nivel ministror.

“Diskutimi periodik për Kosovën në Këshillin e Sigurimit bëhet brenda rezolutës 1244, pra, e trajton Kosovën si krizë ndërkombëtare dhe si pjesë të ex Yu-Serbisë. Fjala e parë është e PSSP- UNMIK-ut. Në ato takime nuk do të duhej të kishte përfaqësim në nivel ministror”, ka shkruar ai.

Të ngjashme