“Dita e Gjykatës së Hapur”, studentët ndjekin nga afër punën e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 10:41 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Kushtetuese ka organizuar aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, në nder të Ditës së Kushtetutës.

Me këtë rast, qytetarët kanë pasur rastin të shohin nga afër punën e kësaj Gjykate, raporton Ekonomia Online.

Mysafirë të parë ishin disa prej studentëve të fakultetit juridik të Prishtinës së bashku me profesorin e tyre, Visar Morina.

Mevlude Geci dhe Erona Sopi studente të vitit të dytë në fakultetin e juridik, në prononcim për Ekonomia Online u shprehën të lumtura për realizimin e kësaj vizite.

Erona është shprehur se kjo na ndihmon shumë neve si studentë në anën praktike sepse në fakultet nuk kanë shumë qasje në këtë pjesë.

“Unë jam Erona Sopi, jam studente e vitit të dytë në universitetin “,Hasan Prishtina”. Sot e kemi bë një vizitë në gjykatën kushtetuese në Prishtinë për nder të Ditës së Kushtetutës e cila është më 9 prill. Gjithashtu kjo na ndihmon neve shumë si studentë në anën praktike që na duhet shumë sepse në fakultet nuk kemi shumë qasje në këtë pjesë. Po ashtu na ndihmon që edhe në të ardhmen do të kemi shumë punë me ketë institucion dhe me i zbatu sendet që i kemi mësu sot gjatë ligjeratën e gjyqtarit të kushtetueses.

Të ngjashme