Dita e shtatët e grevës, SBAShK-ut fton mësimdhënësit të mosndikohen

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 10:42 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i SBASHK-ut ka vizituar çerdhen “Xixëllonjat” në ditën e shtatët të grevës, me këtë rast gjatë këtij takimi, ftuan të gjithë mësimdhënësit të vazhdojnë grevën, raporton Ekonomia Online.

Ahmet Pllana, që udhëheq me SBAShK-un në Prishtinë, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Kemi ardhur këtu për me ju dhanë kurjao për vazhdimin e kësaj greve. Dje kemi pasë një takim ku unanimisht të gjitha komunat kanë qenë të mendimit që greva të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave, nuk po kërkojmë paga, por po kërkojmë koeficientin”.

Nënkryetarja e SBAShK-ut Vjollca Shala, tha se në rast se bëhet presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë.

“Në mbledhjen e këshillit kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët dhe unanimisht ata kanë deklaruar pasi oferta e Haradinajt s’kishte përfshirë të gjithë, p.sh çerdhet dhe fakultetet”.

“SBAShK-u edhe më tutje vazhdon me grevë. Në rast se bëhen presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë. Urojë që sa ma shpejtë të marrinë më seriozisht kërkesat tona. Ata që me së shumti e duan shkollën janë mësimdhënësit”.

Atdhe Hykolli, nënkryetarë i BSPKS-së, tha se përkrahin kërkesat e mësimdhënësve dhe do pret që ato të realizohen, raporton EO.

“Puna juaj është shumë e vlerësuar, unë punojë në fakultetin Edukimit, e shoh se studentët mezi presin me ardhur këtu me marr një praktikë. Edukimi, arsimi janë ato gjëra që ju ja jepni komponentë e parë kjo është thirrje për të gjithë neve se edhe ne duhet të dimë si të flasim me prindër”.

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie të dielën.

Haradinaj ka shpjeguar se për 5 000 mësimdhënës në shkollat e mesme do të ketë nga 74.8 euro më shumë në muaj;

Për 14 790 mësimdhënës në arsimin fillor, nga 46.8 euro më shumë ne muaj;

Për 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj;

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Kjo ofertë është refuzuar nga SBAShK-ku.

Të ngjashme