“Djajtë e Kuq” arrijnë marrëveshje 50 milionëshe me futbollistin nga Brazili

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 16:57 | Nga

Skuadra e Manchester United pritet që së shpejti ta bëjë transferimin e parë gjatë këtij afati të verës.

“Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Fred.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, United ka arritur marrëveshje me Fred dhe do t’i ofrojë plotë 50 milionë euro klubit nga Ukraina, Shakhtar Donetsk.

25-vjeçari ishte pjesë e Internacional në vitin 2013. Ai më pas u transferua te klubi nga Ukraina, ku bëri afro 110 paraqitje dhe shënoi 12 gola.

Fred ishte objektiv i shumë skuadrave. Për të të interesuar ishin edhe klube si; Tottenham, Milan, Inter, PSG dhe Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme