Djali i Krasniqit viziton babanë pas vendimit: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Altin Krasniq, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se ka vizituar babanë pas vendimit të sotëm në Hagë.

Ai u shpreh se Krasniqi ka falënderuar secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

.“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme