Tre anëtarë të një familjeje kanë mbetur të vdekur në aksidentin e rëndë, që ndodhi të martën në mbrëmje, afër restorantit “Jaha” në Rahovec.
Të tre personat e vdekur nga aksidenti janë nga e njëjta familje nga Prizreni, prindërit dhe i biri i tyre.
Avdi Berisha nga Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tre personave. “Njëri nga ta është fëmijë”.
Kurse, të lënduarit në veturën tjetër, janë nga Rahoveci.
Berisha tha për Express se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.