Djemtë që po tentojnë të shkojnë hapave të baballarëve

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ata ishin lindur me pritje të mëdha. Djemtë e legjendave të futbollit, si Zinedine Zidane e Patrick Kluivert, janë duke shikuar të bëjnë rrugën e tyre në botën e futbollit, ndërsa duhet të përballojnë edhe presionin e të pasurit një mbiemër ikonik.

Dhe Maxim Gullit, i biri i Ruud Gullit dhe stërnipi i Johan Cruyffit, është aktivizuar këtë fundjavë nga bankina për skuadrën e të rinjve të AZ Alkmaarit për të marrë përvojën e parë në futboll të të rriturve, përcjell Koha Ditore.

“SunSport” ka nxjerrë disa nga të rinjtë që synojnë të shkojnë gjurmëve që kanë lënë baballarët e tyre në skenën e madhe të futbollit.

Joe van der Sar (21)

Ajaxi po shpreson që Joe van der Sar, i biri i portierit legjendar Edwin van der Sar, të ketë gjenet e njëjta të portierit si babai.

Joe ka nisur karrierën te Manchester Unitedi, ku babai i tij luajti për gjashtë vjet dhe më pas kaloi te Noordwijku para se të transferohej tek Ajaxi në vitin 2013, ku Edwin tash është shef-ekzekutiv. Ka hapa gjigantë për të ndjekur dhe pritjet për të janë të mëdha në Amsterdam.

Maxim Gullit (17)

I biri i Ruud Gullitit dhe stërnipi i legjendarit Johan Cruyff, Maxim Gullit, vështirë se do të mundë të ketë shpresuar për gjënë më të mira të futbollit. Mbrojtësi Maxim Estelle Cruyff normalisht luan për skuadrën U-19 të Ajaxit, por ai mori një dhuratë për Pashkët, duke u ftuar një nivel më të lartë.

Tinejxheri i talentuar u aktivizua në 19 minutat e fundit të ndeshjes të skuadrës së dytë të AZ Alkmaarit kundër Twentes në kategorinë e dytë të Holandës dhe ndihmoi skuadrën e tij të mbajë portën e paprekur.

Enzo (24), Luca (20) dhe Theo Zidane (16)

Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka tre djem që po synojnë të ndjekin hapat e tij gjigantë.

Mesfushori Enzo, 24-vjeçar, aktualisht është te Rayo Majadahonda në kategorinë e dytë të Spanjës, i huazuar nga Lausanne e Zvicrës. Ndërkohë Theo, 16-vjeçar, po shikon të zhvillohet në akademinë e Real Madridit.

Të ngjashme