DnV: Ka vonesa në hapjen e vendvotimeve, në 7% të tyre gjendet material propagandues

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 08:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i organizatave vëzhguese të zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu, drejtues i këtij koalicioni, tha se në 2.6 për qind, vendvotimet janë hapur me vonesë, si shkak i mos shpërndarjes së materialit dhe vonesave të disa komisionerëve.

“Sipas të dhënave të tereni të DnV-së kemi pasur vonesa në hapjen e votimeve në 2.6 për qind të vend votimeve dhe kanë qenë për shkak të vonesave të komisionerëve dhe shpërndarjes së materialeve, dhe për shkak të tërheqjes në momentin e fundit të komisoerit, në një vendvotim qytetarët nuk mund të votojnë”.

Në disa qendra të votimit në Prishtinë e Gjilan, sipas Kryeziut, janë vërejtur disa materiale propaganduese, duke i bërë thirrje subjekteve politike që t’i largojnë këto materiale.

“Secili material që mund të shpërndahet në ditën e zgjedhjeve mund të ndikojë keq në procesin e votimit të qytetarëve. Në 7 për qind të vendvotimeve ka pasur material propagandues nga disa subjekte politike, ne i bëmë thirrje subjekteve politike që t’i dalin dhe t’i largojnë posterat propagandues në qendra  e votimit, më së shumti janë vërejtur në Gjilan dhe Prishtinë këto materiale propagandistike”.

Kryeziu shtoi se në 30 për qind të vendvotimeve, nuk janë krijuar kushte dhe qasje të mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara, raporton EO.

“Në 30 për qind të vendvotimeve nuk është krijuar qasje e mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara. 30 për qind të grave pjesëmarrëse në komisione. Këto janë të gjeturat e para në mëngjes që ne si DNV i kemi. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2955675037793589/UzpfSTU4MjY1NTcwNTExMTYyOTpWSzoyOTU1Njc1MDM3NzkzNTg5/

Të ngjashme