DnV njofton për parregullsitë e para në gjithë vendin

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 09:37 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim (DnV), që monitoron zgjedhjet lokale ka mbajtur konferencën e parë për ditë e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Albert Krasniqi, nga DnV, tha se deri më tani janë raportuar një numër i parregullsi.

“Nga të dhënat që i kemi marr raportohet se në 5.9 të votimeve ka pasur vonesa prej 10 miniutashe kurse në 10 votime nuk janë gapur vende prej tyre 6 ne Deçan dhe 1 ne Mitrovicën Jugore”.

“Në 2.4 për qind ka mundu materiali zgjedhor raste më të shprehura janë në Deçan ku ka munguar vulat. Në Deçan raportohet se ka pas ngatërresa dhe kjo mundet me qu që këto fletëvotime që nuk janë përputh vulat edhe kutitë e votimit me u shpall të pavlefshme”.

“Sa i përket mbarëvajtjes së sigurisë ne kemi marr njoftimin se në 18 raste ka pasur persona të paautorizuar, që mund të ndikojnë tek votuesit. Prania e grave komisionere është 29.29 për qind kurse qasja e personave me aftësi të kufizuar nuk është siguruar në të gjitha vendvotimet”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.

Të ngjashme