Koalicioni i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka bërë thirrje subjekteve politike të mos bëjnë presion ndaj votuesve, raporton EkonomiaOnline.
Rrjeti i organizatave jo qeveritare Demokracia në Veprim ka bërë vëzhgimin e fushatës parazgjedhore në nivel vendi, të gjeturat gjatë kij monitorimi DnV i ka prezantuar përmes një konference për medie.
Ismet Kryeziu, nga DnV u ka bërë thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion mbi votuesit, kurse nga vëzhguesit ka kërkuar që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e presioneve.
Gjithashtu, DnV ka bërë të ditur se partitë politike janë dënuar me 102 mijë euro për shkelje të rregullave në fushatën zgjedhore.
Ndërsa Albert Krasniqi, ka paraqitur të gjeturat e monitorimit të fushatës. Sipas tij, DnV ka arritur që të mbulojë 625 aktivitete zgjedhore.
“Kemi monitoruar 652 aktivitete, 100 aktivitete janë zhvilluar në ditë përkundër numrit të madh të aktiviteteve ka qenë një numër më i vogël i qytetarëve që kanë marrë pjesë në krahasim me fushat e kaluara”, ka sqaruar Krasniqi.
Ai ka përmendur edhe tensionet gjatë fushatës që kanë ndodhur ndërmjet partive serbe.
“Në komunën e Leposaviqit dhe Graçanica atmosfera ka qenë e tensionuar, por në pjesën tjetër të vendit fushata ka qenë më e qetë”, tha Krasniqi.
Shqetësuese sipas Krasniqit, mbete shfrytëzimi i resurseve publike gjet fushatës, përveç nëpunësve civil janë të cilët kanë qenë 49 janë përfshirë edhe 67 vetura zyrtare.
Pozitive gjatë fushatës 10 ditore ka qenë përdormi më i vogël i gjuhës së urrejtjes, vlerëson DnV. Gratë kanë pasur mundësi që tu drejtohen votuesve në tubimet e organizuar nga partitë vetëm 18%. Kurse pjesëmarrës në fushatë kanë qenë 3653 fëmijë, persona me aftësi të veçanta 19 %e tyre.
Fushata është mbuluar nga të gjitha mediet vendore e që në përqindje i bie të jetë, sipas DnV, 56%. Fushata është monitoruar nga 60 vëzhgues.DnV do të montojë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme.