Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse. Nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme, shkruan A2.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare

Të ngjashme