Ekonomia Online
FUNDIT

Dogana kap barna pa banderolla në Ferizaj, vlera e tyre rreth 4 mijë euro

Dogana kap barna pa banderolla në Ferizaj, vlera e tyre rreth 4 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollave në dy barnatore në Ferizaj janë gjetur 436 pako barna pa banderolla të Republikës së Kosovës. Në një njoftim të Doganës, bëhet e ditur se disa prej tyre mbanin banderolla të Serbisë dhe shteteve tjera. Vlera e tyre është rreth 4 mijë euro. “Mallrat janë sekuestruar dhe […]

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollave në dy barnatore në Ferizaj janë gjetur 436 pako barna pa banderolla të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të Doganës, bëhet e ditur se disa prej tyre mbanin banderolla të Serbisë dhe shteteve tjera.

Vlera e tyre është rreth 4 mijë euro.

“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”.

Të ngjashme