Dogana ndalon kontrabandën me ari dhe barna

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e Anti-kontrabandës sot në orët e hershme te mëngjesit në rajonin e Hanit të Elezit kanë kapur sasi të arit dhe barnave të cilat ishin ne tentim të kontrabandohenpërmes autobusit.

Gjatë kontrolleve në pikë kalimin kufitar të Hanittë Elezit oficerët doganor kanë selektuar për kontrollë një autobusë tëudhëtareve te linjës Turqi-Kosovë me ç ‘rast ne një pjesë te autobusit janë gjetur te fshehura sasi e konsiderueshme tëbarnave te ndryshme. Pas kësaj është ushtruar kontrolle trupore edhe tek disa udhëtar ku tek njëri është gjetur një sasi e konsiderueshme e arit. Barnat dhe ari janë konfiskuar derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Dogana fton të gjithë që nëse posedojnë informata mbi kontrabandën apo aktivitete ilegale të lajmërojnë këto raste në 0800 50095.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme