Dogana parandalon kontrabandën me 56 kg drogë  

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 15:27 | Nga

Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë Policore gjatë muajit janar 2017 arritën të kapin dhe parandalojnë hyrjen e 56 kilogramëve të substancave narkotike.

Siç njofton Dogana, gjatë këtij muaji planet operative suksesshëm kanë parandaluar hyrjen e substancave narkotike duke kapur 20 raste me mallra të ndaluara derisa sasitë e kapura kanë variuar nga 0.300 gram deri në mbi 25 kilogramë në një rast.

Gjithashtu planet operative kanë treguar sukses edhe në parandalim e hyrjes ilegale të armëve dhe municionit gjatë janarit ku janë kapur në 8 raste revole (10 copë) dhe fishek (1 000 copë).

Në të gjitha rastet në bashkëpunim me policinë kufitare personat përgjegjës janë proceduar tek prokuroritë kompetente.

droga1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme