Don Lush Gjergji viziton BIK-un për Kurban Bajram: Flijimi, vuajtja dhe mësimi janë kapitali ynë

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të uruar Kurban  Bajramin, erdhi kryeipeshki i Peshkvisë së Kosovës, Imzot Don Lush Gjergji, raporton Ekonomia Online.

Ai është pritur nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

“Jemi këtu për t’i shprehur myftiut urimet më të përzemërta për këtë festë, të Kurban Bajramit. Flijimi, vuajtja, dhe mësimi janë kapitali ynë. Ne kemi vuajtur, pësuar, mësuar ndër vite. Ne besojmë në Zot, prandaj besojmë edhe në njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Të ngjashme