Donald Lu takim urgjent me Ramën pas dështimit të negociatave

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 12:40 | Nga

Ambasadori i ShBA-së në Shqipëri, Donald Lu, po zhvillon një tjetër takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi po mbahet në Kryeministri dhe vjen pas dy takimeve pa rezultat të Edi Ramës me Lulzim Bashën.

Ky është takimi i dytë mes ambasadorit Lu dhe kryeministrit Ramës, pasi edhe ditën e djeshme pati një bisedë kokë më kokë mes tyre.

Nga ana tjetër, edhe kreu i demokratëve po zhvillon një takim me ambasadorin dhe ministren e Jashtme të Suedisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme