“Donaldi ka drama”, Romeo i thotë të gjitha: Nga dashuria, debati me Einxhel deri te pjesëmarrja në BBV 2

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Romeo Veshaj, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ka zbuluar se është ndarë nga vajza e Niko Peleshit, Aleksia. Në fakt, thashethemet qarkullonin prej kohësh por asnjëri prej tyre nuk konfirmoi asgjë. I pyetur nëse është nëse është single, ai tha po.

“Unë po, Donaldi nuk e di”, tha Romeo duke hedhur më shumë dyshime mbi raportin e ish banorit të Big Brother VIP me Bora Zemanin. Në lidhje me thashethemet se Zemani do të jetë e ftuar në emisionin e tyre, ai tha: “Këto nuk më takojnë mua si punë. Mos më bëj të flas”.

I ngacmuar në lidhje me dramat, Romeo tha: “Unë jo po Donaldi ka drama”. Ndërkaq, ai komentoi gjithashtu dhe përplasjen me Einxhel Shkirën lidhur me punën. Shkira i akuzoi vëllezërit se nuk e kanë paguar kur ajo punonte për ta. Romeo tha se nuk janë përballur pas daljes nga BBV.

Por a do të hynte Romeo në Big Brother VIP 2? “Po u futa e fitoj”, tha me humori aktori ndërsa shtoi: “Do të thonë ia dhanë sepse nuk ia dhanë Donaldi. Bëj shaka, por nuk do të futesha sepse e njoh veten time. Më trembin pak këto hapësirat e mbyllura.“. 

Të ngjashme