Kapiteni aktual i badhezinjve, Gianluiggi Buffon, ndodhet në fund të karrierës së tij si portier i kampionëve të Italisë dhe nisur nga kjo drejtuesit e klubit të Juventusit, kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e tij.
Zyrtarisht nga ana e tyre nuk është folur kurrë për zëvendësuesin e 38-vjeçarit, madje nuk është folur as për emra konkret por, ai që hedh drite mbi personin që mund të pasojë kapitenin është Stefano Tacconi, ish-portier i “Zonjës së Vjetër”.
Në një intervistë të dhënë ai shprehet i sigurt se Gianluiggi Donnaruma do të transferohet tek Juventusi.
Madje, ai shton se këtë fakt e ka shprehur gjithmonë dhe është i bindur se marrëveshja do të realizohet.
“Ata janë i vetmi klub që është në kërkim të një portieri dhe 17-vjeçari ka treguar se është një emër i cili ofron garanci për shumë vite, pavarësisht moshës së tij te re, gjatë këtyre dy viteve me fanellën e Milanit ai ka treguar se është një talent i cili ofron garanci”.
Sigurisht që tifozët kuqezinj shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë por, me një Juventus që po tregon se paratë nuk janë problem gjithçka është e mundur.