Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të 6 tetorit nuk lanë të kënaqura të gjitha subjektet politike të cilat iu futën garës zgjedhore.
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar në total 23 ankesa – nga këto 22 janë dorëzuar dje nga partitë politike dhe një sot nga një individ.
“Për parregullsi lidhur me ditën e zgjedhjeve, dje deri në ora 19:00 PZAP ka pranuar 22 ankesa, ndërsa sot ka pranuar një ankesë” ka njoftuar për Klan Kosova, Mul Desku kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Më së shumti ankesa në PZAP ka dorëzuar Partia Demokratike e Kosovës, gjithsej dhjetë, pasuar nga Nisma Socialdemokrate që ka dorëzuar tetë ankesa, KDTP dy ankesa dhe Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë.
Ndërsa ankesa e parashtruar sot ka të bëjë me futjen e ankuesit dhe familjes së tij në listën e votuesve jashtë vendit dhe pamundësisë për të votuar.
Desku gjithashtu bëri të ditur se shqyrtimi dhe vendosja e ankesave nuk është bërë ende, gjë që pritet të përfundojë deri nesër.Klan.Kosova.