Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në Prishtinë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 10:54 | Nga

I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici.

Kallxo.com ka siguruar pamje të dorëzimit. I dyshuari sipas pamjeve të siguruara është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë.

Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit. I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, ishte në arrati deri mëngjesin e sotëm.

 

Të ngjashme