Ekonomia Online
FUNDIT

Dortmund fiton dhe rrit gjasat për Champions League, shkëlqen Haaland

Dortmund fiton dhe rrit gjasat për Champions League, shkëlqen Haaland

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Wolfsburg me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë. Erling Haaland shkëlqeu sonte duke i shënuar të dy golat, nga një në secilën pjesë, shkruan Gazeta Express. Fillimisht ai realizoi në minutën e 12-të, kurse në të 68-tën e shënoi edhe golin […]

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Wolfsburg me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë.

Erling Haaland shkëlqeu sonte duke i shënuar të dy golat, nga një në secilën pjesë, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 12-të, kurse në të 68-tën e shënoi edhe golin e dytë.

Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të, por nuk ndikoi në rezultat.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Frankfurti i cili e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme