Dozat përforcuese të vaksinave mbrojnë nga varianti Omicron, dy dozat e para më pak efektive

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Përhapja e variantit “Omicron” në Afrikën e Jugut, transmetueshmëria e tij e lartë, numri i madh i mutacioneve dhe përhapja e shpejtë kanë shqetësuar shkencëtarët në mbarë botën. Mutacionet e shumta kanë rritur shqetësimet nëse vaksinat ekzistuese janë efektive ndaj Omicron.

Sipas një studimi, varianti i ri është rezistent ndaj personave të vaksinuar, gjithashtu personat e vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës janë më të mbrojtur nga ky variant. Për sa i përket antitrupave monoklonale, efektiviteti i tyre kundër variantit të ri është reduktuar.

Ky studim arrin në përfundimin se pavarësisht se imuniteti i siguruar nga vaksinat është i reduktuar, ato ofrojnë njëfarë mbrojtjeje veçanërisht dozat përforcuese. Sipas një studimi të botuar në revistën Nature, ata që marrin dozën e tretë të vaksinës janë më të mbrojtur nga varianti Omicron.

Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme administrimi i dozës së tretë përforcuese paralelisht me masat e njohura mbrojtëse, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Omicron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme