Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Elami Seferi është arrestuar të premten mbrëma me dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar”.
Të njëjtit me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Inspektoriatit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
Beka ka thënë poashtu se me rekomandim të Inspektoriatit Policor, Policia e ka suspenduar komandantin e stacionit të Dragashit, Shaqir Uka deri në përfundim të të gjitha hetimeve.