Drejt Euro 2024, Sylvinho dhe Deschamps kundërshtojnë UEFA-n në mbledhje

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Në Dusseldorf të Gjermanisë, sot dhe nesër, mbahet mbledhja e UEFA-s, ku po shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të futbollistëve për skuadrat pjesëmarrëse në Europianin 2024, nga 23 që është vendosur aktualisht, në 26.

Kjo mbledhje e qeverisë europiane të futbollit vjen pas thirrjes së bërë nga një numër i konsiderueshëm i trajnerëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse, të cilët kërkuan rikthimin e rregullit të skuadrave me 26 futbollistë.

Ndër emrat e parë që shfaqën edhe publikisht qëndrimin e tyre për shtim të numrit të futbollistë ishin Gareth Southgate i Anglisë dhe Ronald Koeman i Holandës, të cilët theksuan se kalendari i ngjeshur mund të shkaktojë dëmtime të shumta dhe të penalizojë ekipet në faza të caktuara të Europianit.

Deri më tani nga mediet italiane raportohet se vetëm dy trajnerë janë kundër shtimit të numrit të futbollistëve dhe ata janë, tekniku i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe trajneri i Francës, Deschamps.

Vlen të theksohet se në Europianin e kaluar, të mbajtur në 2021-shin në Angli, por edhe në Botërorin e Katarit në 2022-shin, skuadrat u përfaqësuan me lista prej 26 futbollistësh./abcnews.al

Të ngjashme