Drejtoresha e Këshillit të Byrove nga Brukseli: Po punojmë t’i hapim kufijtë për qytetarët

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku dhe drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit Mazreku e falënderoi atë për vizitën duke shtuar se kanë diskutuar për hapat që duhet të plotësohet që të jenë pjesë e Këshillit të Byrove.

“Faleminderit që keni ardhur në 11-vjetorin e byrosë dhe sot kemi të pranishme Green Floren. Gjatë takimit kemi diskutuar për zhvillimet në tregun e sigurimeve për hapat që kemi ndërmarrë që të jemi pjesë  e Këshillit të Byrove”.

“Për këto dy vjet jemi munduar si BKS t’i kompletojmë të gjitha. Projekti i stikerave ka dhënë rezultate të veta.

Drejtoresha Menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore tha se Byro po bënë punë profesione dhe se sëbashku po punojnë si t’i hapin rrugët për qytetarët, raporton EO.

“Kemi pasur një byro profesionale dhe është mirë që po i dëgjoj sërish. Ne jemi duke punuar dhe reflektuar si të hapim kufijtë për qytetarë”.

“Të gjejmë rrugë për të ndryshuar gjendjen aktuale. Ne i njohim partnerët tanë kosovar dhe ekzistojnë disa pengesa, por nesër do të hyjmë në detaje se si të ecim tutje”.

Të ngjashme