Drejtorët e Arsimit të Komunave neglizhojnë takimin për orientimin e maturantëve

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar një takim me drejtorët e drejtorive për Arsim nëpër komuna, raporton Ekonomia Online.

Takimi i cili ishte paraparë të mbahet me gjithë drejtorët e Arsimit të komunave të Kosovës ishte i zbehtë pasi që vetëm tri komuna u përfaqësuan nga drejtorët e Arsimit. Prezent ishin nga Komuna e Prishtinës, Suharekës dhe Hani i Elezit.

Prorektorja për Buxhet dhe Financa, Mervete Badivuku tha se ky takim është që të bisedohet me drejtorët e arsimit nëpër komuna dhe përmes tyre të informohen maturantët të cilët duan të studiojnë në programet Universitetit të Prishtinës.

“Me i njoftuar maturantët e Kosovës për ofertën që ka Universiteti i Prishtinës për studimet dhe programet që ofron për studime”, tha Budivuku.

Rektorja për Cilësi dhe Zhvillim Akademik, Merita Berisha tha se UP është në dëshirat e maturantëve për të studiuar më tej.

“Meqenëse në këtë fushë me të cilën merrem bazuar në planin strategjik të Universitetin e Prishtinës kam pas mundësi me bashkëpunuar edhe me prorektorë të tjerë me realizuar pika të aktiviteteve të planifikuara në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Qendra e Karrierës që veprojnë në UP. Këtë vit për herë të parë po organizojmë nje cikël për ditët e orientimit për maturantët tanë me qenë afër tyre me i ofruar për mundësitë që ofron Universiteti i Prishtinës”, tha Berisha.

“UP ka privilegj të jetë ende në listat e dëshirave të shumë maturantëve dhe ne kemi këtë kënaqësi që në njësitë tona akademike me studiuar maturantët më të mirë të Kosovës me bë përzgjedhjen e tyre”, shtoi ajo.

Ajo tha se nga sot po fillojnë ditët informuese nga ora 10:00 deri 15:00 për 3 ditë do të zhvillohet ky aktivitet.

“Jemi mundu me i informuar maturantët në shkolla dhe ka qenë i koncentruar në Prishtinë, këtë vit kemi vendos me qenë më të hapur jemi organizuar me i kontaktuar drejtorët e arsimit komunal dhe më pas në mënyrë të organizuar me i realizuar ditët informuese që janë 3 ditë duke filluar nga sot çdo ditë nga ora 10:00 deri 15:00”, tha Berisha.

“Shpresoj që në të ardhmen ta zgjedhojmë më shumë bashkëpunimin dhe të jemi më prezent në shkolla tona sepse kemi çka të ofrojmë kemi 13 njësi akademike dhe gjitha nivelet e studimeve me 150 programe”, tha ajo.

Berisha tregoi edhe për mundësitë që i ofron UP për studentët gjithashtu edhe në sezonin verore, raporton EO.

“Kemi edhe universitetin veror të Prishtinës ku tashmë për 18 vite edhe sivjet organizojmë edicionin e 19-të ofrojmë programe dhe kurse ku kanë mundësinë studentët dhe profesorët vendor dhe ndërkombëtar të bëhen bashkë”, shtoi Berisha.

Prorektori për mësime dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyqi tha se ky aktivitet nuk është për të ngritur numrin e studentëve në UP, por të ngritet cilësia me nxënësit më të mirë të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë çdo gjë që një shoqërie i duhet me fakultetet e UP-së që shoqërisë i duhet për një zhvillim dhe lusim të jeni bashkudhëtar të tanë që një gjë të tilla të fuqizojmë më tutje”.

“Aspektin e cilësisë ta vazhdojmë të marrim studentët më të mirë dhe urojmë të vijnë të rinjtë më të suksesshëm”, shtoi Bytyqi.

Të ngjashme