Gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës zyrtarisht janë bërë me drejtorë të rinj.
Drejtorët e rinj kanë nënshkruar sot kontratat e punës, njofton Klankosova.tv
Arsim Behramaj, është drejtor i klinikës së ORL-së, Faton Kutllovci, i klinikës së Psikiatrisë, Shkendije Nuza, e klinikës së Radiologjisë, Edmond Komoni, i Neurologjisë, Ardian Millaku, i klinikës së Onkologjisë dhe Ardian Shefkiu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së fëmijëve.