Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë: Fermerëve, thirrje për respektim të orarit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë u bënë thirrje fermerëve që të respektojnë orarin për përdorimin e insekticideve të ndryshme dhe herbicideve me qëllim të ruajtjes së një kategorie të veçantë të fermerëve siç janë kultivuesit e bletëve.

Nëse keto udhëzime nuk do të respektohen dhe nëse do të ketë dëme ne jemi të obliguar që përmes inspektoratit komunal të zbatojmë ndëshkimet në bazë të ligjeve në fuqi, thanë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Njoftimi i plotë:

Thirrje për respektim të orarit- Fermerët

Të nderuar fermer të Komunës së Ferizajt!

Me shqetësim të thellë kërkoj nga ana e juaj të respektoni oraret për përdorimin e insekticideve të ndryshme dhe herbicideve të ndryshme me qëllim të ruajtjes së një kategorie të veqant të fermerëve siq janë kultivuesit e bletëve.
Ju lutem në hapësirat ku egzostojnë shoqëri të bletëve duhet ti informoni paraprakisht pronarët e bletëve për kohen dhe vendin se ku do të bëni spërkatjen me qëllim të evitimit të dëmeve në shoqëritë e bletëve.Nëse keto udhëzime nuk do të respektohen dhe nëse do të ketë dëme ne jemi të obliguar që përmes inspektoratit komunal të zbatojmë ndëshkimet në bazë të ligjeve në fuqi!Duke ju falenderuar paraprakisht dhe uruar për punë të palodhshme ju lus për mirëkuptim!

Të ngjashme