Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e De Paul

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë takuar me agjentin e yllit të Udineses, Rodrigo De Paul.

Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë sa më shumë skuadrën për vazhdimin e kampionatit, drejt arritjes së objektivave.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Boban dhe Maldini u takuan me agjentin Agustin Jimenez, për të diskutuar marrëveshjet e mundshme për janar ose për verën e ardhshme.

Jimenez është agjent i mesfushorit argjentinas De Paul, dhe gjithashtu Matias Zaracho, një 21-vjeçar që aktualisht luan për Club Racing.

De Paul ishte lidhur me një transferim në Inter verën e kaluar, por një marrëveshje nuk u realizua kurrë. Sidoqoftë, Nerazzurrët mund të kthehen për De Paul këtë verë.

Jimenez është gjithashtu agjent i yllit të Atletico Madridit, Angel Correra, të cilin Milani u përpoq shumë për të nënshkruar verën e kaluar, por nuk mund të pajtohej me kushtet e klubit nga La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme