Drenasi shpërblen nxënësit e dalluar në garën e fizicientëve të rinj

Drenas | 08 Maj 2018 | 15:40 | Nga

Pas mbajtjes së garës e fizicientëve të rinj në Drenas e cila është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, sot në sallën e Kuvendit të Komunës, drejtori i kësaj, Tafil Halilaj ka ndarë mirënjohje dhe dhurata për nxënësit të cilët kishin arritur suksese në këtë garë, transmeton Ekonomia Online.

Gara është zhvilluar në të gjitha institucionet arsimore me nxënësit e klasave të nënta, dhe numri i nxënësve pjesëmarrës ishte 21 veta, ku një nxënës ka përfaqësuar një shkollë, ndërsa vendi i parë e ka përfaqësuar komunën në gara e nivelit qendror.

Fituesit e kësaj gare ishin;

1. SHFMU “Jusuf Gërvalla” – Negroc, nxënësja Halime Krasniqi,

2. SHFMU “Ali Gashi”- Drenas II, nxënësi Elion Shala dhe

3. SHFMU “Dëshmorët e Fortesës” – Vërboc, nxënësja Leonita Gllareva.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme