Drenasi sqaron për ndalimin e autobusit me nxënës

Drenas | 19 Maj 2017 | 13:43 | Nga

Komuna e Drenasit ka sqaruar lidhur me publikimin e lajmit në medie i marr nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës që disa nxënësve iu janë konfiskuar thika.

“Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftojë qytetarët, veçanërisht nxënësit e Komunës së Drenasit, përmes kësaj komunikate, sqarojmë, se lajmi nuk është i vërtetë dhe se nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit.

Lajmi është i pavërtetë i publikuar në media (portale) me titullin ‘Nxënësit armatosen deri në ‘dhëmbë’ për të shkuar në ekskursion, ndërhyn policia në Drenas”, fillimisht në gazetën Express të shpërndarë pastaj edhe në portalet tjera. Nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit, por ishin ndalur nga Policia e Drenasit, në regjionin e Drenasit, prandaj kur të publikoni lajme, ju kisha lutur të jeni korrekt dhe t’i verifikoni burimet dhe saktësinë e lajmit”, thuhet në sqarimin e Komunës së Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme