Ekonomia Online
FUNDIT

Drenica dhe Ballkani fitojnë në shtëpi, Flamurtari merr një pikë në Gjilan

Drenica dhe Ballkani fitojnë në shtëpi, Flamurtari merr një pikë në Gjilan

Sot janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të javës së 19-të në IPKO Super ligë. Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1. Golat për kuqezinjtë i kanë realizuar Kreshnik Uka (5’), Diar Prokshi (29’) dhe Qemail Elshani (82’), derisa golin e vetëm […]

Sot janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të javës së 19-të në IPKO Super ligë.

Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1.

Golat për kuqezinjtë i kanë realizuar Kreshnik Uka (5’), Diar Prokshi (29’) dhe Qemail Elshani (82’), derisa golin e vetëm për ferizajasit e ka shënuar Genc Hamiti në minutën 84’.

Tre pikë në shtëpi i ka arkëtuar edhe Ballkani duke mposhtur KEK-un me rezultat 3:0.

Futbollistët të cilët shënuan në këtë ndeshja janë Blend Baftiu (27’), Borche Manevski (62’) dhe Besnik Krasniqi (90’).

Ndërsa, Flamurtari pas fitores së rëndësishme kundër Prishtinës në javën e kaluar, këtë herë ka arritur ta nxjerrë një pikë si mysafir i Gjilanit, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:0.

Të ngjashme