Fshati Drenoc, i komunës së Rahovecit mbajti një tubim për shënimin e 19 vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Operative të Pashtrikut.
Në këtë tubim u tha se dalja në skenë e UÇK-së është një kapitull i historisë me të cilin krenohemi, sepse kështu u bë hapi i madh drejt lirisë.
Isuf Gashi, banor i fshatit Drenoc dhe ish-pjesëtar i njësitit 500-të, kujton daljen Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para 19 viteve, duke thënë se “kjo ditë i’a ka kthyer dinjitetin kombit dhe popullit të gjunjëzuar me vite të tëra”.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi theksoi se po shënohet 19 vjetori i daljes për herë të parë në skenë të luftëtarëve të asaj Zonës Operative të Pashtrikut.
“Pashmangshëm kujtuam djemtë e ditëve të para të luftës për liri, heronjtë tanë: Feim e Bedrush Gashi, Mensur Zyberaj, Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi dhe shumë shok të tyre, që e deshën Kosovën deri në vetëmohim”.