Dreshaj: Le të fitojë ai që është hajri i Istogut

Istog | 17 Dhj 2017 | 12:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj së bashku bashkëshorten dhe vajzën e tij, kanë votuar në Shkollën Fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë.

Dreshaj ka apeluar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin më të mirin për këtë komunë.

“Le të fitojë ai që është hajri i Istogut”, tha Dreshaj.

Dreshaj vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe kërkoi nga qytetarët që të dalin për të votuar.

49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë sot në Istog. Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK. Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave.

Të ngjashme